Ndërlidhjet

FOL me kritika ndaj Thaçit


Aksioni i Lëvizjes FOL, 2 maj 2012.
Aksioni i Lëvizjes FOL, 2 maj 2012.
Lëvizja FOL ka hedhur një varg kritikash në drejtim të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, duke e akuzuar atë se nuk po bën asgjë për pjesën veriore të Kosovës.

“Kryeministri i vendit qëndroi me ditë të tëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk qëndroi as edhe një orë të vetme në Zveçan, Zubin-Potok apo Leposaviq”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

Sipas FOL-it, Thaçi ka qenë shumë i përkushtuar në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Ferizajt, ndërkohë që “një përkushtim i tillë nuk është parë për veriun e vendit dhe qytetarët e tij”.

“Atje (në veri) kemi parë çdo gjë: krim të organizuar, informalitet, struktura anti-shtetërore, por nuk kemi parë dhe nuk po shohim dot institucione të Republikës së Kosovës”, thotë Lëvizja FOL përmes komunikatës dërguar mediave.

Kjo lëvizje, njëherësh, i bën thirrje Qeverisë “që ta forcojë pushtetin shtetëror në tërë Republikën e Kosovës, e jo pushtetin partiak dhe personal të kryeministrit Thaçi”.
XS
SM
MD
LG