Ndërlidhjet

Dodiku mbështet rizgjedhjen e Tadiqit


Millorad Dodik dhe Boris Tadiq - foto arkivi
Millorad Dodik dhe Boris Tadiq - foto arkivi
Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, ka thënë se mbështet rizgjedhjen e Boris Tadiqit në postin e presidentit të Serbisë, duke e cilësuar atë si “zgjedhjen më të mirë për shtetin serb”.

“Më i miri mes nesh është Boris Tadiqi. Presim fitoren e tij dhe të koalicionit të tij”, ka thënë Dodik.

Ai i ka bërë këto komente në Beograd, në mitingun parazgjedhor të partisë së Tadiqit.

Serbia, më 6 maj, mban zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Beogradi ka paralajmëruar organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale edhe në territorin e Kosovës.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka marrë vendim për lehtësimin e votimeve për qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG