Ndërlidhjet

Presidenti malazez e viziton Shqipërinë


Filip Vujanoviq
Filip Vujanoviq
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, prej sot gjendet për vizitë dyditëshe në Shqipëri, me ç’rast do të takohet me zyrtarët më të lartë.

Sipas njoftimit nga kabineti i presidentit malazez, vizita e Vujanoviqit në Shqipëri është “në funskion të afirmimit dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat”.

Në njoftim vlerësohet se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve “është i mirë” dhe se vizita do të kontribuoj në vendosjen e “raporteve më përmbajtësore ekonomike” ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG