Ndërlidhjet

SHBA-të konfirmojnë se aktivisti dëshiron të largohet nga Kina


Aktivisti i verbër kinez me diplomatët amerikanë në Ambasadën e SHBA-ve në Pekin
Aktivisti i verbër kinez me diplomatët amerikanë në Ambasadën e SHBA-ve në Pekin
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se aktivisti i verbër kinez, Çen Guangçen, që ishte në qendër të një incidenti diplomatik ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit, tash dëshiron të largohet nga Kina së bashku me famljen e tij.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, u tha gazetarëve se zyrtarët amerikanë kanë biseduar me zotin Çen dhe konfirmuan se ai dhe gruaja e tij dëshirojnë të largohen.

Ky aktivist i kaloi gjashtë ditë në Ambasadën amerikane në Pekin, pasi ishte larguar nga arresti shtëpiak në qytetin e tij, ku aktiviteti i tij kundër sterilizimit të detyruar i kishte zemëruar autoritetet.

Mbetet e paqartë nëse Kina do të zhvilloj negociata të mëtejshme lidhur me largimin e veprimtarit Çen nga Kina.
XS
SM
MD
LG