Ndërlidhjet

KS i bën presion Iranit


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad
Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad
Pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë shtuar presionin ndaj Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor.

SHBA, Franca, Rusia, Kina dhe Britania, kanë lëshuar një deklaratë, përmes së cilës i kërkohet Teheranit që të ndërmarrë hapa konkretë drejt një zgjidhjeje të negociueshme.

Grupi i bën presion Teheranit që urgjentisht të lejojë Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të OKB-së, që të ketë “qasje në zonat relevante dhe në informacione”.

Irani dhe pesë fuqitë, plus Gjermania kanë rinisur bisedimet në mesin e muajit prill në Stamboll, pas më shumë se një viti, në atë që është parë si mundësi për uljen e tensioneve.

Ata do të takohen më 23 maj në Bagdad. Teherani tha se në këto bisedime, do të kërkojë fundin e sanksioneve në lidhje me aktivitetet e tij bërthamore.
XS
SM
MD
LG