Ndërlidhjet

Putin ofron trajtim mjekësor për Timoshenkon


Pamje nga arkivi
Pamje nga arkivi
Presidenti i zgjedhur i Rusisë, Vlladimir Putin, ka ofruar të pranojë ish-kryeministren e burgosur ukrainase Julia Timoshenko për trajtim mjekësor, nëse Timoshenko dhe autoritetet ukrainase bien dakord për këtë.

Putin po ashtu kritikoi lidhjet që po bëhen në mes të rastit Timoshenko dhe Kampionatit Evropian të Futbollit që Ukraina bashkorganizon me Poloninë.

Timoshenko është ankuar për keqtrajtim në burg.

Duke iu referuar thirrjeve perëndimore që të bojkotojnë turneun për shkak të Timoshenkos, Putin tha se "në asnjë rrethanë nuk duhet të përzihet politika me sport".

Disa shtete të Evropës Perëndimore, përfshirë edhe zyrtarët e BE-së kanë parlajamëruar bojkotin e ndeshjeve që luhen në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG