Ndërlidhjet

Rreth 20 të vrarë nga sulmi vetëvrasës


Fotografi ilustruese nga Pakistani
Fotografi ilustruese nga Pakistani
Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 17 persona në një sulm në një postbllok të policisë në veri-perëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Policia tha se sulmuesi ka goditur afër një tregu të mbushur me njerëz në Baxhaur. Në mesin e viktimave thuhet se është dhe një zyrtar i lartë i policisë.

Më shumë se 12 persona janë plagosur. Zyrtarët shëndetësorë thanë se shifra e të vdekurve mund të rritet.

Talibanët e lidhur me Al Kaidën janë aktivë në këtë rajon, që është një nga rajonet fisnore të pakontrolluar, kur së fundi ushtria ka nisur një ofensivë të madhe.
XS
SM
MD
LG