Ndërlidhjet

Klinton optimiste për zgjidhjen e rastit të Çenit


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se është shënuar përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjes në lidhje me disidentin kinez Çen Guangçeng.

Klinton tha se ajo është "inkurajuar" nga një deklaratë e Pekinit, që konfirmon se Çen mund të aplikojnë për të studiuar jashtë vendit.

Zonja Klinton tha ambasadori amerikan Gari Lok ka folur përsëri të enjten me Çenin, i cili ka konfirmuar shpresën se mund të shkojë në Shtetet e Bashkuara për të studiuar.
Klinton nuk ka dhënë një afat kohor për të gjetur zgjidhjen, por tha se ajo shpreson për një zgjidhje që do të "nderonte edhe zgjedhjen kineze edhe vlerat tona."

Çen u arratis nga arrestit shtëpiak më 22 prill dhe iku në ambasadën amerikane në Pekin.

Ai e la ambasadën të mërkurën pas një marrëveshje të diskutueshme, por që nga atëherë ka thënë se dëshiron të largohet nga Kina për shkak të frikës për sigurinë e tij dhe të familjes së tij
XS
SM
MD
LG