Të dhënat zyrtare të publikuara sot tregojnë se shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka rënë në 8.1% në muajin prill, megjithqë ekonomia ka krijuar më pak vende të punës.
Të dhënat e Departamentit amerikan të punës tregojnë se papunësia është pak më e vogël se në muajin mars, kur ishte 8.2%.
Ekonomia i ka shtuar 115 mijë vende të punës në muajin prill, që është shtimi më i vogël në gjashtë muaj.
Papunësia ka rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë disa muajve të kaluar, pasi gjatë gjithë vitit të kaluar ishte afër shkallës 9%.
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka indikuar se pret që papunësia ta rëndoj fuqishëm rritjen ekonomike për një kohë.
Analistët thonë se ripërtritja e ngadalshme dhe stagnimi i vendeve të punës, mund t’i dëmtojë gjasët e presidentit Barak Obama për rizgjedhje.
Rivali republikan, Mit Romni, ka thënë se Obama nuk e ka marrë rrugën e drejtë për ta përmirësuar ekonominë.