Ndërlidhjet

Timoshenko pranon trajtimin në spital lokal


Julia Timoshenko. Qershor, 2009.
Julia Timoshenko. Qershor, 2009.
Një mjek gjerman, i cili ka udhëtuar në Ukrainë për të ekzaminuar shëndetin e ish-kryeministres Julia Timoshenko, ka thënë se kjo e fundit është pajtuar të trajtohet në spitalin lokal.

Mjeku Karl Maks Ajnhojpëll ka thënë se trajtimi i Timoshenkos do të nisë të martën në qytetin lindor të Kharkivit, ku edhe është e burgosur.

Timoshenko, 51-vjeçare, është në grevë urie për shkak të, siç ka thënë, keqtrajtimit që i bëhet në burg.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Viktor Pshkonka, ka thënë se zyra e tij nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e saj për keqtrajtim fizik dhe ka refuzuar të nisë hetime kriminale.

Ish-kryeministrja e Ukrainës po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, nën akuzat se ka “abuzuar me detyrën zyrtare”.

Perëndimi e sheh dënimin e saj si të motivuar politikisht.

Disa diplomatë evropianë kanë thënë se do të bojkotojnë ndeshjet e Euro 2012-ës që do të luhen në Ukrainë, për shkak të “rastit Timoshenko”.
XS
SM
MD
LG