Ndërlidhjet

Klinton në Bangladesh


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, në Pekin.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, në Pekin.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka lënë Kinën, për të udhëtuar drejt Bangladeshit.

Ajo ishte në Pekin për bisedime strategjike dhe ekonomike, por nuk ka mbetur anash as rasti i disidentit të verbër, Çen Guangçeng, i cili ka kërkuar strehim në ambasadën amerikane gjatë vizitës së Klintonit.

Kundërshtari i politikës kineze ka marrë indikacione nga qeveria e vendit se do të lejohet të shkojë në SHBA për studime, por, pavarësisht spekulimeve të mëhershme se mund të largohet me Klintonin, Çen mbetet në spital – ku po trajton këmbën e thyer – dhe mbështetësit e tij nuk lejohen ta vizitojnë.

Çen është arratisur nga arresti shtëpiak më 22 prill dhe ka ikur në ambasadën amerikane në Pekin.

Ai e ka lënë ambasadën të mërkurën pas një marrëveshjeje të diskutueshme, por që atëherë ka thënë se dëshiron të largohet nga Kina për shkak të frikës për sigurinë e tij dhe të familjes.
XS
SM
MD
LG