Ndërlidhjet

Japonia shkyç reaktorin e fundit


Ilustrim
Ilustrim
Japonia sot është pa energji bërthamore. Zyrtarët kanë shkyçur nga puna reaktorin e fundit që ishte në funksion, për kontrolle rutinore të mirëmbajtjes.

Kjo është hera e parë në katër dekada që vendi nuk përdor reaktorët bërthamorë për të gjeneruar energji elektrike.

Mijëra protestues anti-bërthamorë kanë marshuar në Tokio, duke i bërë thirrje qeverisë që të heqë përgjithmonë nga përdorimi energjinë atomike.

Disa nga ta janë mbledhur përpara Ministrisë së Industrisë, e cila mbikëqyr shërbimet energjetike të vendit, ndërsa rreth 5,500 të tjerë kanë zënë vend pranë Kullës në Tokio, me pankartat “Lamtumirë”.

Mbyllja e reaktorit të fundit operativ ka ndodhur me kërkesë të Qeverisë japoneze. Pas katastrofës së vitit të kaluar në centralin Fukushima Daiçi, ajo ka urdhëruar që të gjithë reaktorët të kalojnë teste të reja për t’iu bërë ballë tërmeteve dhe cunameve. Për të rinisur funksionimin, ata kanë nevojë për miratimin e banorëve lokalë.
XS
SM
MD
LG