Ndërlidhjet

Pesë të vrarë në Alepo të Sirisë


Ilustrim me pamje arkivi nga Siria
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në qytetin verior të Sirisë – Alepo – pas shpërthimit të bombës në një auto-larje.

Në Damask, së paku një bombë ka shpërthyer në rrugën Tavra, duke shkatërruar nëntë makina, por pa viktima në njerëz.

Shpërthimet vijnë në kohën kur 50 nga 300 vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara ndodhen në Siri për të monitoruar armëpushimin e deklaruar më 12 prill.

Prezenca e vëzhguesve nuk ka ndaluar dhunën e përditshme, e cila, sipas Kombeve të Bashkuara, ka shkaktuar mbi 9,000 viktima që nga shpërthimi i saj në mars të vitit të kaluar.

Protestuesit kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG