Ndërlidhjet

Nga 10 vjet burgim për vjehrrit e nuses afgane


Sahar Gyl. Janar, 2012.
Sahar Gyl. Janar, 2012.
Vjehrrit e një nuseje afgane janë dënuar të shtunën me nga 10 vjet burgim, pasi janë shpallur fajtorë për torturë dhe abuzim.

Rasti i nuses 15-vjeçare, Sahar Gyl, ka nxitur kritika të mëdha ndërkombëtare, kur, në dhjetor të vitit të kaluar, është mësuar se ajo është torturuar me muaj nga vjehrrit.

Gjykata Supreme në Afganistan ka bërë publik vendimin për dënimin me nga dhjetë vjet heqje lirie të vjehrrit, vjehrrës dhe kunatës së saj.

Burri dhe kunati i Gylit po ashtu akuzohen për torturë, por aktualisht ndodhen në arrati.

Gyl thuhet se është mbajtur gjashtë muaj në bodrum dhe është torturuar vazhdimisht për ta detyruar në prostitucion.
XS
SM
MD
LG