Ndërlidhjet

Moskë - policia arreston liderët opozitarë


Moskë, 6 maj 2012.
Moskë, 6 maj 2012.
Policia e Moskës ka arrestuar udhëheqësit e opozitës: Sergei Udaltsov, Aleksei Navalni dhe Boris Nemtsov gjatë protestave në kryeqytet.

Forcat e rendit janë përleshur me një grup të vogël protestuesish, të udhëhequr nga Udaltsov dhe Navalni, të cilët janë ndarë nga turma prej rreth 20,000 personash dhe kanë bërë përpjekje të marshojnë drejt Kremlinit.

Disa raporte thonë se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër demonstruesve që kanë tentuar të thyejnë kordonin policor.

Sipas agjencisë Reuters, disa protestues kanë hedhur shishe plastike dhe bomba tymi në drejtim të policisë.

Protesta po zhvillohet në shenjë revolte ndaj inaugurimit të Vladmirir Putint për mandatin e tretë presidencial.

Betimi i tij pritet të bëhet nesër para Kremlinit. Putin ka shërbyer në këtë post edhe në periudhën 2000-2008, ndërsa në katër vjetët e fundit ka qenë kryeministër i Rusisë.
XS
SM
MD
LG