Ndërlidhjet

Liderët botërorë urojnë Hollandin


Presidenti i zgjedhur francez, Fransua Holland
Presidenti i zgjedhur francez, Fransua Holland
Liderët botërorë e kanë uruar socialistin Fransua Holland për fitoren e tij në balotazhin që u mbajt të dielën në Francë.

Ministri i jashtëm gjerman Guido VesterVelle e ka quajtur fitoren e Hollandit “ngjarje historike” dhe ka thënë se të dy shtetet do të punojnë së bashku për të ndihmuar BE-në në reagimet ndaj krizës së borxhit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po ashtu e ka ftuar Hollandin në Berlin për bisedime, pavarësisht disfatës së aleatit të saj të ngushtë, Nikolas Sarkozi.

Kryeministri britanik Dejvid Kameron po ashtu e ka uruar Hollandin, duke u zotuar se do të punojnë së bashku për të forcuar lidhjet bilaterale.

Në thirrjen e përgëzimit, presidenti amerikan Barak Obama e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë Hollandin, para samiteve të G8 dhe të NATO-s, që mbahen në këtë muaj në SHBA.

Edhe liderët spanjollë, italianë dhe kanadezë ishin të shpejtë në përgëzimin për presidentin e zgjedhur francez.
XS
SM
MD
LG