Ndërlidhjet

Putin, president për herë të tretë


Presidenti Vlladimir Putin
Presidenti Vlladimir Putin
Putin, kryeministri në largim, që ka shërbyer dy mandate si president në mes të vitit 2000 dhe 2008, është betuar në një ceremoni luksoze në Kremlin, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 3 mijë mysafirë, përfshirë anëtarë të Këshillit të Federatës, deputetët e Dumas shetërore ruse, gjykatësit e gjykatave supreme dhe asaj kushtetuese, dhe mysafirë të tjerë.

Në komentet e tij, presidenti në largim Dimitri Medvedev falenderoi rusët për mbështetjen e tyre gjatë mandatit të tij në zyre dhe uroi Putinin, duke thënë se ai ka mbështetjen e shumicës së rusëve.

Putin pritet ta nominojë Medvedevin si kryeministër.

Në fjalimin e tij të shkurtër, Putini, u zotua se do ta forcojë demokracinë në Rusi.

“Do të bëj gjithcka është e mundur për të justifikuar besimin e miliona qytetarëve tanë. Domethënia e jetës sime, dhe detyra e jetës sime është që t’i shërbejë atdheut dhe popullit tim”, ka thënë Putin.

Ai tha se Rusia po hyn në një “fazë të re të zhvillimit kombëtar” dhe se vitet e ardhshme do të jenë “vendimtare” për vendin.

Derisa po zhvillohej ceremonia, policia arrestoi rreth 80 protestues, përfshirë liderin opozitar Boris Nemcov, që po përpiqeshin të mbanin protesta në dy lokacione të Moskës, për të cilat nuk kishin leje.

“Mandati i tretë – në burg”, kanë borhoritur protestuesit.

Inaugurimi I Putinit vjen një ditë pasi që rreth 20 mijë njerëz demonstruan kundër kthimit të Putinit në presidencë. Policia arrestoi më shumë se 400 njerëz, duke përfshirë udhëheqësit e opozitës Sergei Udaltsov, Aleksei Navalni dhe Boris Nemcov.

Liderët e opozitës janë dënuar me gjoba dhe janë liruar gjatë natës. Duke folur për gazetarët në Moskë, Nemcov e krahasoi Putinin me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenkon.

“(Putni) e ka kaluar dje kufirin dhe Rusia do të shkojë poshtë, rrugës së Lukashenkos, nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë Nemcov.
XS
SM
MD
LG