Ndërlidhjet

FOL: Shkeljet ligjore vazhdojnë


Prishtinë
Prishtinë
"Ministritë, ndërmarrjet publike dhe komunat e Republikës së Kosovës kanë vazhduar avazin e vjetër të shkeljeve dhe parregullsive ligjore në fushën e prokurimit publik".

Ky është konstatimi i Lëvizjes FOL në monitoruesin e prokurimit për periudhën janar-mars 2012.

Përgjatë kësaj periudhe, sipas FOL-it, këto institucione kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej 11 tenderë të ndryshëm.

"Prej tyre 8 janë kthyer në rivlerësim nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, 2 janë kthyer në ritenderim dhe vetëm në 1 aktivitet prokurimi është marrë vendimi për vazhdim të aktivitetit të prokurimit", vlerëson pos tjerash kjo lëvizje.
XS
SM
MD
LG