Ndërlidhjet

Putini emëron Medvedevin kryeministër


Moskë, 7 maj 2012.
Moskë, 7 maj 2012.
Presidenti i sapobetuar i Rusisë, Vladimir Putin, ka emëruar ish-presidentin Dimitri Medvedev në postin e kryeministrit.

Putin ka paraqitur emrin e Medvedevit para Dumës së Shtetit, menjëherë pasi është betuar për mandatin e tretë presidencial para Kremlinit.

Duma ka caktuar seancën e jashtëzakonshme më 8 maj, gjatë së cilës Putini do të prezantojë Medvedevin para ligjvënësve.

Të gjithë ministrat e kabinetit të deritashëm qeveritar do të mbeten në detyrë deri në miratimin e qeverisë së re.

Putini ka shërbyer në postin e presidentit edhe në periudhën 2000-2008. Në katër vjetët e fundit ai ka qenë kryeministër i Rusisë.
XS
SM
MD
LG