Ndërlidhjet

Klinton s'do të kandidojë më për presidente


Klinton në Kalkutë, 7 maj 2012.
Klinton në Kalkutë, 7 maj 2012.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se nuk dëshiron të kandidojë më për presidente të Shteteve të Bashkuara, por ka shfaqur shpresën se do të jetojë derisa të shohë një grua në këtë post.

Në një takim në asamblenë komunale të Kalkutës, Indi, ajo ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet për qëllimet e saj politike.

Klinton, e cila ka humbur nga Barak Obama për të nominuarin e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2008-ës, ka thënë se procesi politik në Amerikë është i vështirë dhe në masë të madhe i varur nga ngritja e fondeve, çfarë, sipas saj, secilit kandidat i vështirëson suksesin.

“Mendoj se do të mbahen zgjedhje, në të cilat do të fitojë një grua”, ka deklaruar Klinton, duke thënë se i gëzohet paraprakisht jetës private.

“Do të doja të kthehesha në Indi, të shëtis dhe rrugët të mos mbyllen”, ka thënë sekretarja amerikane.

Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara do të mbahen në nëntor. Sfiduesi republikan i presidentit Obama pritet të jetë ish-guvernatori i Masaçusecit, Mit Romni.
XS
SM
MD
LG