Ndërlidhjet

Kinë-SHBA: Bashkëpunim për sigurinë kibernetike


Ilustrim
Ilustrim
Kina dhe Shtetet e Bashkuara thonë se planifikojnë të bashkëpunojnë për të forcuar mbrojtjen e vendit të tyre kundër sulmeve kibernetike.

Duke folur në Pentagon, së bashku me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, ministri kinez i mbrojtjes, Liang Guangli, ka mbrojtur vendin e tij nga akuzat se secili sulm kibernetik kundër SHBA-së, ka origjinën në Kinë.

Vitin e kaluar, zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane kanë akuzuar Kinën për herë të parë publikisht, për vjedhjen e të dhënave të teknologjisë së lartë nga Shtetet e Bashkuara për përfitime të saj ekonomike.

Të hënën, Paneta tha se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” për Uashingtonin dhe Pekinin “të punojnë së bashku për të zhvilluar mënyrat që do të shmangnin gabimet dhe keqkuptimet, që rrezikojnë krizën në këtë fushë”.
XS
SM
MD
LG