Avokatët e familjes shqiptare Demiraj, thonë se pas një beteje të gjatë për azil politik, administrata e presidentit Obama, do t’i lejoj kësaj familjeje mbetjen në Shtetet e Bashkuara.
Vendimi për t’i dhënë azil Edmond Demirajt, gruas dhe djalit të tij, u bë 10 vite pasi zoti Demiraj kishte thënë se një prokuror federal i ka premtuar atij dhe familjes së tij, qëndrim në Shtetet e Bashkuara, në këmbim për dëshmi kundër një gangsteri të dyshuar shqiptar.
Zyrtarët e imigrimit disa herë e kanë refuzuar kërkesën për azil të gruas dhe djalit të Demirajt, megjithqë qeveria kishte pranuar se ekzistonte kërcënim i besueshëm për sigurinë e tyre, nëse ata kthehen në Shqipëri.
Familja Demiraj jeton në territorin e Hjustonit.
Gjyqtari Xhoshua Rozenkranc tha sot se e mirëpret “vendimin për ta përmirësuar një gabim të rëndë”.