Ndërlidhjet

Izraeli kërkon nga Irani ndalim total të pasurimit të uraniumit


Kryeministri i Izraelit Benjamin Natanjahu
Kryeministri i Izraelit Benjamin Natanjahu
Kryeministri i Izraelit Benjamin Natanjahu ka akuzuar Iranin se po "luan për të fituar në kohë" në negociatat ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor.

Natanjahu gjithashtu tha se Izraeli kërkon që ndërprerja totale e pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit - një proces që mund të drejtohet kah zhvillimi i një arme bërthamore - të jetë në agjendën e bisedimeve të ardhshme në mes të republikës islamike dhe fuqive botërore.

Natanjahu ka paraqitur qëndrimin e tij në Jerusalem, gjatë vizitës së të dërguarës së Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.

Një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Izraeli gjithashtu kërkon që të largohen nga Irani, të gjitha materialet që tashmë janë pasuruar, si dhe shkatërrimin e objektit bërthamor iranian pranë Qomit.

Raundi tjetër i bisedimeve mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore – SHBA-së, Kinës, Britanisë, Francës, Rusisë dhe Gjermanisë, pritet të nisë më 23 maj.
XS
SM
MD
LG