Ndërlidhjet

Kleriku radikal humb betejën ligjore me Britaninë


Kleriku Abu Katada
Kleriku Abu Katada
Një predikues radikal që akuzohet se ka frymëzuar disa nga rrëmbyesit e 11 shtatorit e ka humbur një rats ligjor në gjykatat evropiane, për të sfiduar përpjekjet e Britanisë që ta deportojë atë në Jordani, ku përballet me akuzat për terrorizëm.

Kleriku Abu Katada kishte kërkuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që me çështjen e tij të merrej një panel i gjyqtarëve të saj më të lartë.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e tij, duke ia hapur rrugën Britanisë që ta ekstradojë atë në Jordani, pas një dekade të betejave ligjore.

Avokatët e Katadas kishin argumentuar se ai rrezikonte të torturohej në Jordani.

Britania ka arritur një marrëveshje me Jordaninë në vitin 2005 në përpjekje për të siguruar se Katada nuk do të keqtrajtohej.

Britania thotë se videokaseta me predikimet e tij u gjetën në një apartament gjerman, që përdorej nga tre rrëmbyesit e 11 shtatorit, që shkaktuan sulmet në SHBA, ku vdiqën rreth 3 mijë persona.
XS
SM
MD
LG