Ndërlidhjet

Obama takon Rasmusenin


Presidenti amerikan Barak Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, foto nga arkivi
Presidenti amerikan Barak Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, foto nga arkivi
Presidenti amerikan Barak Obama u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar para samitit të NATO-s, që mbahet në fund të këtij muaji në Çikago.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama dhe Rasmusen u pajtuan se samiti do të "riafirmojë angazhimin e aleatëve" për një plan për tranzicionin e përgjegjësisë së sigurisë tek forcat afgane deri në fund të vitit 2014, derisa forcat e NATO-s do të lëvizin nga roli luftarak në atë të mbështetjes për forcat afgane të sigurisë.

Anëtarët e Aleancës pritet që të diskutojnë detajet e tërheqjes së tyre të planifikuar, në samitin e NATO-s në Çikago më 20 dhe 21 maj.

Rreth 130 mijë ushtarë të huaj, kryesisht nga vendet anëtare të NATO-s, po luftojnë krahas rreth 350 mijë forcave afgane të sigurisë kundër talibanëve dhe militantëve të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG