Ndërlidhjet

Socialistët grekë përpiqen të formojnë qeverinë


Lideri i socialistëve të Greqisë Evangelos Venizelos
Lideri i socialistëve të Greqisë Evangelos Venizelos
Lideri i socialistëve të Greqisë Evangelos Venizelos përballet sot me detyrën formimit të koalicionit qeverisës, një ditë pas përpjekjes së dështuar të partisë së krahut radikal të majtë, që kundërshton masat shtrënguese.

Partitë kryesore greke, duke përfshirë edhe atë të Venizelos, janë duke treguar shenja se duan të rinegociojnë kushtet e planit ndërkombëtar të shpëtimit.

Por, BE-ja dhe kreditorët e FMN-së kanë paralajmëruar se dhënia e një kësti të kredisë këtë të enjte, mund të jetë e fundit, po që se Athina i tradhton këta mekanizma në angazhimet e saj për reformat.

Aleksis Tsipras, lideri i partisë Syriza që është tani grupi i dytë më i madh në parlament pas partisë konservatore Demokracia e Re, pranoi të mërkurën se nuk është në gjendje të formojë një koalicion.

Si komunistët, ashtu edhe e majta demokratike refuzuan t’i bashkohen koalicionit të Syrizës.
XS
SM
MD
LG