Ndërlidhjet

Sotheby: Shiten piktura me çmime rekorde


Një roje rri afër pikturave të Endi Uarholit, "Elvisi i Dyfishtë" dhe të Roj Lihtenshtajni, "vajza e Fjetur", Nju Jork, prill, 2012
Një roje rri afër pikturave të Endi Uarholit, "Elvisi i Dyfishtë" dhe të Roj Lihtenshtajni, "vajza e Fjetur", Nju Jork, prill, 2012
Një pikturë e Elvis Prislit e bërë nga Endi Uarhol është shitur 37 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Sotheby në Nju Jork, ndërsa punimet e Roi Lihtenshtajnit dhe Frensis Bejkonit janë shitur secila nga 44 milionë e 800 mijë dollarë.

Të gjitha çmimet shënonin rekord për artistët.

Piktura e Uarholit “Elvisi i Dyfishtë”, e paraqet rok këngëtarin si një kauboj.

Ajo ishte një nga 22 pikturat në të cilat Uarhol e paraqiste Elvis Prislin. Vepra e Lihtenshtajnit, “Vajza e Fjetur” paraqet një grua me sy mbyllur dhe flokë të verdhë.

Vepra e Bejkonit, “Reflektimi në pasqyrë i figurës që shkruan” përshkruan artistin dhe partnerin e tij, Xhorxh Dajer, duke shkruar në një tryezë.

Shitjet pasojnë një ankand në Sotheby të javës së kaluar, në të cilin piktura e Eduard Munhit “Klithma” u shit për 119.9 milionë dollarë, duke u shndërruar në veprën më të shtrenjtë artistike, që shitet në një ankand.

Emrat e blerësve nuk janë publikuar.
XS
SM
MD
LG