Ndërlidhjet

Holland e Merkel takohen më 15 maj


Holland duke votuar në zgjedhjet e 6 majit.
Holland duke votuar në zgjedhjet e 6 majit.
Presidenti i zgjedhur i Francës, Fransua Holland, do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, më 15 maj, raporton agjencia France Press.

Holland do të inaugurohet të martën dhe, në të njëjtën, do të udhëtojë drejt Berlinit për t’u takuar me kancelaren gjermane, thotë AFP duke u thirrur në burime të afërta me Hollandin.

Ky i fundit ka mposhtur presidentin e deritashëm francez, Nikolas Sarkozi, në balotazhin e 6 majit.

Holland ka thënë se do të kërkojë rishikime të paktit fiskal të Bashkimit Evropian, por autoritetet gjermane dhe ato të Bankës Qendrore Evropiane kanë deklaruar se nuk do të ketë ndryshime në politikën për menaxhimin e krizës në kontinent.
XS
SM
MD
LG