Ndërlidhjet

OSBE e shqetësuar me arrestimin e gazetarëve rusë


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave ka shprehur shqetësimin për arrestimin e gazetarëve në Moskë, si dhe sulmet kibernetike në ueb-faqet ruse.

“Ajo çfarë ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, duhet të hetohet plotësisht dhe të ndërmerren sanksione kundër oficerëve të zbatimit të ligjit, që kanë shkelur të drejtat e gazetarëve”, ka thënë Dunja Mijatoviq.

Raportet e mediave thonë se policia ka arrestuar dhjetëra gazetarë që kanë përcjellë tubimet në Moskë më 6 dhe 9 maj.

Më 6 maj, ueb-faqet e gazetës Kommersant, revistës Bolshoi Gorod, radiostacionit Ekho Moskvy, stacionit televiziv Dozhd dhe portali online slon.ru kanë qenë përkohësisht jashtë funksionit, pasi disa nga to kanë planifikuar të transmetojnë drejtpërdrejt protestat.

Këto të fundit janë zhvilluar në shenjë revolte ndaj inaugurimit të Vladimir Putinit në postin e presidentit të Rusisë.
XS
SM
MD
LG