Ndërlidhjet

Vestervelle: Është në rregull të martohen homoseksualët


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, i cili prej dy vjetësh është në lidhje me partner mashkull, ka mirëpritur deklaratën e presidentit amerikan, Barak Obama, se mbështet martesën midis dy gjinive të njëjta.

Ai e ka quajtur njoftimin e Obamës “një hap të guximshëm”.

“Është në rregull të martohen homoseksualët”, ka thënë Vestervelle për mediat gjermane.

Ligji gjerman u lejon çifteve homoseksuale shumicën e përfitimeve martesore.

Partneri i Vestervelles është Mihael Mronc, një menaxher sporti.
XS
SM
MD
LG