Ndërlidhjet

Presidentja lituaneze viziton sot Timoshenkon


Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko.
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko.
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, do të vizitojë sot ish-kryeministren e Ukrainës, Julia Timoshenko. Ajo po ashtu pritet të zhvillojë bisedime në Kiev me presidentin e këtij vendi, Viktor Janukoviq.

Të mërkurën, Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, për shkak të “abuzimit me detyrën zyrtare”, ka ndërprerë grevën e urisë dhe është transferuar në spital.

Dënimi i saj ka tensionuar raportet ndërmjet Ukrainës dhe Perëndimit.

Shumë udhëheqës evropianë planifiojnë të bojkotojnë ndeshjet e Euro 2012-ës që luhen në Ukrainë.

Këtë javë, Janukoviq ka anuluar samitin me udhëheqësit e Evropës Qendrore dhe Lindore, pasi disa nga ta kanë refuzuar ta ndjekin për shkak të rastit Timoshenko.
XS
SM
MD
LG