Ndërlidhjet

Forcohen kufizimet për familjen e Çenit


Disidenti kinez, Çen Guangçeng.
Disidenti kinez, Çen Guangçeng.
Autoritetet kineze raportohet të kenë forcuar kufizimet për familjen e gjerë të disidentit të verbër, Çen Guangçeng.

Sipas avokatëve të tij dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut, vëllai i Çenit dhe kunata janë vënë nën arrest shtëpiak, nipi i tij është në paraburgim dhe disa të tjerë të afërm përballen me kufizime në lëvizje.

Kundërshtari i politikës kineze, Çen, ka ikur nga arresti shtëpiak në Shandong dhe nën mbrojtjen e diplomatëve amerikanë në Pekin, duke shkaktuar mosmarrëveshje diplomatike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Tensionet kanë rënë pas arritjes së marrëveshjes, që i lejon Çenit të ndjekë studimet në SHBA.
XS
SM
MD
LG