Ndërlidhjet

Dempsej dënon kursin anti-islamik


Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsej.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsej.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsej, ka dënuar trajnimin e Departamentit të Mbrojtes për të mësuar trupat për “luftë totale” kundër Islamit.

“Ishte krejtësisht i papranueshëm, kundër vlerave tona... Nuk ishte për t’i dhënë shtytje mendimit liberal. Ishte i papranueshëm dhe në aspektin akademik i papërgjegjshëm”, ka thënë Demspej para gazetarëve në Pentagon.

Kursi për oficerët e nivelit të lartë ka propozuar bërjen e një lufte kundër civilëve myslimanë “kurdo që është e nevojshme”, ndërsa si shembuj ka përdorur bombardimin e Drezdenit gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe bombardimin atomik të Hiroshimës dhe Nagasakit.

Trajnuesit u kanë thënë studentëve të mendojnë për veten e tyre si “lëvizje anti-islamike të rezistencës”.

Trajnuesi përgjegjës, kolonel Methju Dullej, është pezulluar nga mësimdhënia.

Dempsej tha se ushtria po heton nëse vazhdojnë trajnime të ngjashme.
XS
SM
MD
LG