Ndërlidhjet

Kroacia pranon martesën mes gjinisë së njëjtë?


Ilustrim
Ilustrim
Kroacia planifikon të njohë martesat e personave të gjinisë së njëjtë, ka thënë kryeministri i këtij vendi Zoran Milanoviq, duke rritur mbrojtjen ligjore
për çiftet homoseksuale.

"Ne po flasim për partneritete të regjistruara, që është një lloj standardi më i lartë nga ai që kemi tani," iu tha Milanoviq gazetarëve.

Përmirësimi i pozitës juridike të çifteve homoseksuale ishte një nga premtimet e bëra nga Partia Social Demokratike e tij gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

"Ky ishte programi ynë. Unë shpresoj se njerëzit e Kroacisë e pranojnëë atë. Është thjesht një formë e ndjeshmërisë sociale dhe mirësjelljes si dhe zgjerimin e lirisë, "tha Milanoviq.

Opozita konservatore Bashkimi Demokratik Kroat kundërshton fuqishëm planin.
XS
SM
MD
LG