Ndërlidhjet

Hungaria ndryshon ligjin për mediat


"Mbaroi liria e mediave në Hungari", shkruan në ballinën e gazetës më të madhe në Hungari, "Nepszabadsag," Budapest, 03 janar 2011
"Mbaroi liria e mediave në Hungari", shkruan në ballinën e gazetës më të madhe në Hungari, "Nepszabadsag," Budapest, 03 janar 2011
Qeveria hungareze ia ka dorëzuar parlamentit amendamentet për ligjin e diskutueshëm për mediat, të cilin Bashkimi Evropian e ka kritikuar rëndë, sepse, siç u vlerësua, pengon lirinë e gazetarëve.

Vendimi u bë i ditur në faqen e internetit të parlamentit hungarez.

Teksti, i nënshkruar nga ministri hungarez i Drejtësisë dhe Administratës, Tibor Navraçiq, sipas ndryshimeve në ligj, siguron mbrojtjen e burimeve të gazetarëve dhe zvogëlon kontrollin mbi mediat e shtypura.

Në bazë të ligjit të diskutueshëm, i cili hyri në fuqi më 1 janar të 2011-ëst, u formua Këshilli për Media, puna e të cilit punë ishte kontrollimi i të gjitha mediave hungareze.

Për shkak të këtij ligji, dhe kufizimeve tjera, Hungaria, në indeksin e këtij vitit të Freedom House, ka rënë nga shteti me liri të plotë, në atë me liri të pjesshme të shtypit.
XS
SM
MD
LG