Ndërlidhjet

SHBA: Grupi Hakani – në listën terroriste


Xhalaludin Hakani - themelues i rrjetit Hakani
Xhalaludin Hakani - themelues i rrjetit Hakani
Liderët e Komiteteve të Inteligjencës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, që menjëherë ta cilësoj rrjetin Hakani si grup “terrorist”.

Zyrtarë amerikanë e fajësojnë këtë rrjet, të ndërlidhur me talibanët, për sulmet në Afganistan, përfshirë edhe sulmet ndaj ambasadave dhe kundër Parlamentit në Kabul.

Liderët republikanë dhe demokratë në Senat dhe në Dhomën Përfaqësuese, në letrën drejtuar zonjës Klinton, thanë se udhëtimi i tyre i fundit në Afganistan i ka rikthyer shqetësimet lidhur me këtë rrjet.

Në letër, që është nënshkruar nga senatorët Diane Feinstein dhe Saksbi Çamblis dhe përfaqësuesit Majk Roxhers dhe C.A. Rupesberger, thuhet se nuk ka arsye që të mos lëvizet përpara me këtë cilësim.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se letra e ligjvënësve është marrë dhe se rishqyrtimi i cilësimit potencial ende është në zhvillim e sipër.
XS
SM
MD
LG