Ndërlidhjet

Palestinezët hedhin poshtë propozimet izraelite


Ilustrim
Ilustrim
Palestinezët thonë se propozimet e Izraelit nuk janë të mjaftueshme për ringjalljen e bisedimeve paqësore.

I dërguari i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka dorëzuar letrën e propozimeve presidentit palestinez, Mahmud Abas, gjatë bisedimeve në Ramallah, të shtunën vonë.

Abas ka njoftuar me përmbajtjen e letrës Organizatën për Palestinën e Lirë, komiteti ekzekutiv i së cilës i ka hedhur poshtë propozimet e saj.

Përmbajtja e letrës nuk është saktësuar.

Palestinezët duan ndërprerjen përgjithmonë të ndërtimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ashtu si edhe njohjen e linjave kufitare të para luftës së vitit 1976 – kur Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor nga Jordania dhe Rripin e Gazës nga Egjipti.
XS
SM
MD
LG