Ndërlidhjet

Nis gjyqi për skandalin me barna kundër diabetit


Ilustrim
Ilustrim
Ka nisur në Francë, procesi gjyqësor mbi përdorimin e një lloj bari që përdorej kundër diabetiti, por edhe për humbje të peshës, nga i cili dyshohet se kanë gjetur vdekjen të paktën 500 njerëz.

Grupi farnaceutik Servier dyshohet për “mashtrim të rëndë” duke fshehur faktin se medikamenti i njohur si Mediator përmbante një amfetaminë të quajtur Benfluorex, që është hequr nga tregu në vitin 2009, pasi që u zbulua se trash valvulat e zemrës.

Megjithatë, një tjetër hetim është duke u zhvilluar dhe avokatët e Servierit kanë argumentuar të hënën kundër mbajtjes së gjykimit aktual duke pretenduar se laboratori mund të gjykohet dy herë për të njëjtën arsye.

Deri më tash janë parashtruar akuza kundëër shtatë personave, duke përfshirë edhe shefin e kompanisë së prodhimit të barnave, Zhak Servier.
XS
SM
MD
LG