Ndërlidhjet

Nis gjyqi ndaj snajperistit anti-imigrant


I pandehuri, Peter Mangs, Suedi
I pandehuri, Peter Mangs, Suedi
Suedezi Peter Mangs, ka deklaruar se nuk është fajtor për vrasje dhe tentim vrasje pas një serie të shtënave në Suedi.

Dyzet vjeçari bëri deklarimin në fillim të procesit gjyqësor në Malme, qyteti i tretë më i madh në Suedi.

Ai akuzohet se ka kryer një dyzinë sulmesh në qytetin jugor në vitin 2009 dhe 2010, dhe për dy vrasje në vitin 2003.

Shumica e viktimave të tij kishin prejardhje të huaj.

Prokurorët kanë treguar para gjykatës dy pistoleta, për të cilat thanë se ishin në pronësi të Mangsit, një jelek luftarak që përdorej për bartjen e thikave si dhe dëshmi për municionin e gjetur në apartamentin e tij.
XS
SM
MD
LG