Ndërlidhjet

Bashkëthemeluesi i Facebook-ut braktis nënshtësinë amerikane


Logo e Facebook
Logo e Facebook
Njëri nga themeluesit e Facebook-ut ka hequr dorë nga nënshtetësia amerikane, në një lëvizje, që mund t’i kursejë atij miliona dollarë nga mospagesa e taksave amerikane.

Një zëdhënës i bashkëthemeluesit Eduardo Saverin tha se Saverin ka marrë këtë vendim, pasi “ka qenë më praktike të bëhej qytetar i Singaporit, meqë planifikon të jetojë atje”.

Duke hequr dorë nga nënshtetësia amerikane, Saverini, 30 vjeçar, do të shmangë taksat për fitimet kapitale, tash kur Facebook lanson ofertat për futjen në bursë.

Singapori nuk ka taksa për fitimet kapitale. Saverini i lindur në Brazil është larguar nga Facebook pas raportetve të përkeqësuara me bashkëthemeleusin Mark Cukerberg. Ai besohet se ka në pronësi 4 për qind të aksioneve të Facebook dhe një sasi prej 2 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG