Ndërlidhjet

Karzai viziton Gjermaninë e SHBA-në


Presidenti afgan, Hamid Karzai
Presidenti afgan, Hamid Karzai
Presidenti Hamid Karzai ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara, ku planifikon të marrë pjesë në një samit të NATO-s, që do të fokusohet në të ardhmen e vendit të tij të rrënuar nga lufta.

Sipas zyrës presidenciale afgane, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, Karzai do të nënshkruajë një "marrëveshje afatgjate të bashkëpunimit" me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Pas vizitës në Gjermanisë, Karzai do të udhëtojë për në qytetin amerikan të Çikagos, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të zgjasë nga data 20 deri më 21 maj.
XS
SM
MD
LG