Ndërlidhjet

Eurozonë: Në saje të Gjermanisë, evitohet recesioni


Ilustrim
Ilustrim
Zyra e statistikës e Bashkimit Evropian, Eurostat, thotë se eurozona ka shënuar rritje zero në tre mujat e parë të këtij viti, duke e evituar recesionin.

Analistët kishin parashikuar 0.2% rënie në ekonominë e 17 vendeve anëtare të eurozonës në periudhën janar – mars, pas tkurrjes 0.3% në tremujorin e fundit të vitit 2011.

Megjithatë, rezultatet e publikuara sot tregojnë se Gjermania, ekonomia më e madhe evropiane, ka pasur rritje 0.5%, në saje të eksportit të fuqishëm në tre muajt e parë, duke e ndihmuar kështu eurozonën që të mos zhytet në recesion.
XS
SM
MD
LG