Lideri socialist në Greqi, Evangelos Venizelos, tha sot se kanë dështuar bisedat për koalicionin e ri qeveritar dhe se do të mbahen zgjedhje të reja.
Kjo deklaratë u bë pasi liderët politikë të Greqisë e kishin filluar një rund të ri të bisedimeve për formimin e qeverisë, pas zgjedhjeve parlamentare, që janë vlerësuar se ishin jovendosëse.
Megjithatë, për nesër, është paraparë mbledhja e liderëve politikë për ta formuar një qeveri teknike, cila do ta udhëheq Greqinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, muajin e kaluar.
Presidenti Karolos Papoulias sot përsëri ishte takuar me liderët e pesë partive të përfaqësuara në parlament për të diskutuar për propozimin për qeveri të ekspertëve.
Deri tash, prej zgjedhjeve të 6 majit, janë mbajtur disa takime për formimin e koalicionit qeverisës, por të gjitha kanë dështuar.
Asnjë parti nuk e ka fituar shumicën e duhur, kështu që partitë nuk ishin në gjendje të pajtoheshin për ndonjë koalicion, për shkak të dallimeve për masat e kursimit dhe ndihmën financiare të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për ta evituar falimentimin.
Kjo situatë i ka lëkundur tregjet financiare dhe i ka nxitur spekulimet se Greqia mund të largohet nga eurozona.