Ndërlidhjet

Jordani: SHBA dhe aleatët mbajnë ushtrime ushtarake


Ilustrim - pamje nga një aeroplanbartës amerikan
Ilustrim - pamje nga një aeroplanbartës amerikan
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj i kanë filluar ushtrimet ushtarake në Jordani, që janë përshkruar si ushtrimet më të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme, në 10 vitet e fundit.

Gjenerali amerikan, Ken Tovo, u tha reporterëve në Aman të Jordanisë, se ushtrimet do të fokusohen në trajnimin e trupave të Jordanisë dhe Arabisë Saudite, në trajtimin e refugjatëve, në taktikat anti-terror dhe zënien e anijeve kontrabanduese.

Ai poashtu tha se ushtrimi me titull Energjia e Luanit 2012, nuk nënkuptohet si kërcënim për Sirinë fqinje, ku kryengritja është shndërruar në konflikt ushtarak në rritje.

Dhjetëra mijëra refugjatë sirianë kanë arritur në Jordani, Turqi dhe Liban.

Ushtrimet do të zgjasin së paku dy javë, ndërsa në to po marrin pjesë më se 11 mijë ushtarë nga 19 vende, përfshirë Bahrejnin, Egjiptin, Irakun, Jordaninë, Arabinë Saudite, Libanin, Pakistanin dhe Katarin.
XS
SM
MD
LG