Ndërlidhjet

Mlladiqi “ka bërë fushatë për shfarosjen e joserbëve”


Ratko Mlladiq. Hagë, 16 maj 2012.
Ratko Mlladiq. Hagë, 16 maj 2012.
Prokurorët e Tribunalit të Hagës thonë se provat në rastin e Ratko Mlladiqit tregojnë se ky i fundit “ka bërë fshatë për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë”.

Ato i kanë bërë këto komente sot, në ditën edhe kur ka nisur gjykimi i ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Shtatëdhjetëvjeçari përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse ai mohon çdo keqbërje.

Prokurori Dermot Grum tha se Mlladiqi ka udhëhequr fushatën për krijimin e “Serbisë së Madhe”.

“Katër ditë më parë janë bërë dy dekada që kur Ratko Mlladiqi është bërë komandant i shtabit kryesor të Ushtrisë së Republikës Serbe. Në atë ditë, Mlladiqi ka nisur pjesëmarrjen e tij të plotë në një orvatje kriminale, që tashmë ishte në progres. Në atë ditë, ai ka nisur realizimin, përmes fuqisë ushtarake, të qëllimeve kriminale për pastrim etnik të Bosnjës”, ka thënë Grum.

Mlladiqi akuzohet se ka komanduar masakrën e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë më 1995 në Srebrenicë – çfarë konsiderohet mizoria më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai po ashtu akuzohet për orkestrimin e rrethimit 44-mujor të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjës, i cili shpërtheu në luftë.

Konflikti vlerësohet të ketë lënë rreth 100,000 të vrarë dhe mbi 2.2 milionë të pastrehë.
XS
SM
MD
LG