Ndërlidhjet

Financimi i Obamës shënoi rënie në prill


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka grumbulluar 43.6 milionë dollarë në muajin prill për fushatën e tij zgjedhore.

Shuma është më e vogël se ajo e muajit mars, që kapte vlerën e 53 milionë dollarëve.

Mbi 400,000 njerëz kanë kontribuar në fushatën e muajit të kaluar, përfshirë 169,000 donatorë të rinj.

Fushata e Obamës dhe Partia Demokratike kanë pasur rreth 124 milionë dollarë në dispozicion në fund të marsit, përderisa rivali republikan i Obamës, Mit Romni, dhe Partia Republikane kanë raportuar 43 milionë dollarë në bankë, në fund të muajit mars.
XS
SM
MD
LG