Ndërlidhjet

Ivanoviq kërkon marrëveshje për "statusin e Kosovës"


Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq.
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq.
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka theksuar nevojën e një marrëveshjeje konkrete “për statusin e Kosovës dhe veriun”.

“Prishtina është e vetëdijshme se nuk mund të ketë ndikim dhe sovranitet në veri dhe, nën presionin e komunitetit ndërkombëtar, lëshon plan të ri. Por, ajo duhet të jetë e vetëdijshme se çfarëdo plani që ofron, qoftë ai edhe më i miri, qoftë ideal, serbët dhe Serbia nuk do ta pranojnë”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.

Ai i ka bërë këto komente pas disa shkrimeve në media se Qeveria e Kosovës do të dalë me plan të ri për veriun në muajin shtator. Me këtë plan, siç thuhet, Kosova do që të integrojë pjesën veriore në sistemin e saj shtetëror, ndërsa një gjë të tillë do ta realizojë përmes dialogut me përfaqësuesit e serbëve të veriut.

Sipas këtij plani, në fazën e fundit të dialogut duhet të përfshihet edhe Beogradi, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i marrëveshjes.

“Jam absolutisht i sigurt se për një gjë të tillë nuk do të gjejnë përfaqësues të serbëve”, ka thënë Ivanoviq.

Sipas tij, ai plan do të jetë i papranueshëm derisa nuk vjen deri te marrëveshja konkrete, e cila do të paraqiste kornizë politike për “statusin e Kosovës dhe statusin e veriut”.
XS
SM
MD
LG