Ndërlidhjet

Gjermania ndihmon Afganistanin me miliona euro në vit


Berlin, 16 maj 2012.
Berlin, 16 maj 2012.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë të ditur se vendi i saj do t’i japë Afganistanit 150 milionë euro në vit, për të mbështetur forcat e tij ushtarake pas tërheqjes së NATO-s.

Merkel i ka bërë këto komente në Berlin, pas nënshkrimit të marrëveshjes për partneritet afatgjatë me presidentin afgan, Hamid Karzai.

Merkel po ashtu ka nënshkruar marrëveshje partneriteti për arsim, infrastrukturë dhe bashkëpunim ekonomik me Afganistanin.

Gjermania është njëra nga kontribuueset më të mëdha në forcën e NATO-s në Afganistan.

Merkel dhe Karzai do të takohen sërish në Samitin e NATO-s në Çikago, që do të zhvillojë punimet më 20-21 maj.

Samiti pritet të fokusohet në mbështetjen ushtarake dhe civile të Afganistanit, pas tërheqjes së trupave të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara në vitin 2014.

Në këtë kuadër, Australia është zotuar se do të kontribuojë me 300 milionë dollarë gjatë tre vjetëve, nisur nga viti 2015, për të ndihmuar forcat afgane.
XS
SM
MD
LG