Ndërlidhjet

Taxhikistani ndalon seritë turke


Harta e Taxhikistanit
Harta e Taxhikistanit
Autoritetet e Taxhikistanit kanë ndaluar disa seri turke, pasi, sipas tyre, ato mund të kenë ndikim të keq te shikuesit.

Kreu i Agjencisë së Filmit në Taxhikistan, Davlat Safarov, tha se seritë e ndaluara përmbajnë “elemente të terrorizmit dhe ekstremizmit”.

Programet turke kanë arritur popullaritet të madh në mesin e qytetarëve taxhikistanas gjatë dy vjetëve të fundit.

Vendimi është i pazakontë për Taxhikistanin, i cili e konsideron veten shtet laik.

Megjithatë, autoritetet e këtij vendi, së fundmi, kanë shprehur shqetësim të thellë për çdo gjë që ata e konsiderojnë si manifestim të Islamit radikal.
XS
SM
MD
LG