Ndërlidhjet

“Moonrise Kingdom” hap Festivalin e Kanës


Festivali i Kanës
Festivali i Kanës
Festivali i Filmit në Kanë është hapur me filmin “Moonrise Kingdom”, të regjisorit amerikan, Ues Anderson.

Komedia është njëra nga 22 filmat e përzgjedhur për të konkurruar për çmimin e parë të festivalit – Palma e Artë.

Festivali i Kanës është organizimi më i madh dhe më magjepsës i filmit në botë.

Juria, këtë vit, udhëhiqet nga regjisori italian, Nani Moreti, njëherësh fitues i Palmës së Artë.

Ceremonia e sivjetme përcillet me kritika se asnjë regjisore femër nuk ndodhet në konkurrencë.
XS
SM
MD
LG